/

Musliu –Konjufcës: Kryetar ose bëni thirrje publike deputetëve tuaj që të përkrahin kërkesat e Policisë ose lirojani ndonjë nënkryetari ta udhëheq seancën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufcën pasi deputetët e pozitës nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me “Rezolutë për mbështetjen financiare të Policisë”.

Ajo kërkoi nga kryeparlamentari ose t’ju bëj thirrje publike deputetëve të pozitës që t’i përkrahin kërkesat e Policisë, ose t’ia lirojë ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë.

“Për ju tani më mirë do të ishte ose të bëni thirrje publike deputetëve të partisë suaj që t’i përkrahin kërkesat e Policisë së Kosovës, ose t’ia lironi ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë. S’keni lënë mjet pa përdorur, pa e nënshtruar opozitën, por do të dilni vet të poshtëruar”, ka thënë Musliu.

“Thirre shumicën parlamentare e shpërbëni këtë kuvend. Ju nuk frikësoheni, jeni gjithmonë në fuqi nga ajo çka propagandoni. Fitoni zgjedhjet edhe me 80 për qind a 90, s’ka problem, por që duhet të kthehet vullneti politik në duart e qytetarëve kjo është e padiskutueshme. Prandaj, për procedurë të mëtejme kjo seancë varet prej teje si kryesues ose si udhëheqës i kësaj seance”, tha ndër të tjera Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.