Qeveria ndan 290 mijë euro për ndërtimin e shtëpive për komunitetet, ministri Krasniqi jep detaje

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 290 mijë euro , për subvencionimin e ndërtimit te shtëpive për komunitetet joshumicë. Projekt ky i cili ka filluar tri vite më parë, por i cili ishte ndërprerë për shkak të disa problemeve dhe se ndërtimi i shtëpive kishte mbetur në gjysmë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka thënë se punimet kishin  ngecur për shkak të disa problemeve.

“Sot është marrë një vendim nga Qeveria i propozuar nga Ministria e Financave,  për t’i i ndarë 290 mijë euro, për përfundimin e projektit të vitit 2019, ndërtimi i shtëpive për komunitete. Ky projekt ka filluar në 2019- tën dhe ka pasur një serë problemesh dhe se kjo kontratë pastaj është shkëputur,  sepse kompania përgjegjëse nuk e ka përfunduar punën,  ashtu siç ka qenë e dakorduar dhe kanë mbetur dhe  disa shtëpi të papërfunduara. Mjetet për përqindjen e shtëpive të papërfunduara nuk i jepen kompanisë,  por i dërgohet drejtpërdrejtë përfituesve të shtëpisë dhe ata i  përfundojnë shtëpitë e tyre. Këto shtëpi kanë mund të përfundojnë, sepse i kanë përfunduar punimet me mjetet e tyre, tani Qeveria i kompenzon secilen familje për përqindjen e mbetjes për ndertimin e shtëpive”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka folur dhe për implementimin e projektit në vlerë 3 milion euro, të ndara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për ndertimin dhe renovimin e shtëpive për komunitetet në Komuna.

“Prej sot jemi në terren, për të parë punën në implementim për ndërtimin e shtëpive dhe renoviminin e  tyre për Komunitetet në Komuna, mjete të ndara në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal 3 milion euro. 2 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja dhe  1 milion euro për renovimin e shtëpive. Është me rëndësi me ditë që për renovimin e shtëpive lotin 2 kanë aplikuar mbi 630 persona dhe do të arrijmë t’i mbështesim 231 nga ta. Ndërsa 200 persona kanë aplikuar për ndertimin e shtëpive të reja dhe ne kemi arritur me mjetet që kemi në dispozicion, të financojmë ndertimin e 57 shtëpive”, tha ai.

Ndërsa ka bërë të ditur se ndërtimi i shtëpive ka filluar gjithandej nëpër Kosovë dhe se ky projekt pritet të përfundojë në afatet a parapara, në dhjetor të këtij viti..

“Vetëm ka filluar ndertimi i shtëpive gjithandej Kosovës. Sot po marr pjesë në fillimin e punëve tek një përfitues në Ferizaj. Është një projekt i filluar dhe do të përfundoj në afatin e paraparë, që është dhjetori i këtij viti”, ka thënë Krasniqi..

Leave a Reply

Your email address will not be published.