Taluant Seferi po shkëlqen në ndeshjen ndaj Çekisë, pasi ka shënuar golin e dytë, duke trefishuar epërsinë për Shqipërinë.
Në një paraqitje të mrekullueshme, Seferi shënoi golin e tij të dytë për Shqipërinë në ndeshjen kualifikuese ndaj Çekisë.
Ai shënoi në minutën e 51-të, pas asistimit nga Sokol Cikalleshi.
Shqipëria është në rrugë drejt fitores së dëshiruar dhe të kualifikimit në Euro 2024. Me një fitore të mundshme, Shqipëria do të arrinte në kuotën e 13 pikëve në grupin E.
Shqipëria ka përfunduar në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Jasir Asani.
Asani ka festuar golin me një plis në kokë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në stadiumin e Tiranës “Air Albania”
Pas 45 minutave lojë, rezultati mbetet 1:0 në favor të Shqipërisë.
Tani, të dyja skuadrat do të kërkojnë të shënojnë më shumë gola në pjesën e dytë të ndeshjes, duke bërë këtë përballje të jashtëzakonshme.