Shqipëria ka fituar kundër Çekisë me rezultat 3:0.
Golin e tretë për ekipin shqiptar e ka shënuar Taulant Seferi.
Ky i fundit e shënoi edhe golin e dytë
Ndërsa të parin e ka shënuar Jasir Asani
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar njërën nga tre finalet e mbetura të kualifikimeve për EURO 2024.
Kombëtarja shqiptare i prin grupit E me 13 pikë, e pasuar nga Çekia me 8 pikë – e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Moldavia me po aq pikë e treta por me totalin e ndeshjeve të luajtura, gjersa Polonia e katërta me 6 pikë, me të fundit Ishujt Faroe e kuotuar me vetëm një pikë.
Për Shqipërinë, sigurisht se kjo mund të konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e tyre në këto ndeshje kualifikuese.
Shqipëria në këto kualifikuese tash një bilanc prej 4 fitoreve, një barazimi e një humbje pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.