Deliu viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Të fala keni të gjithë nga ta

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Deliu  tha se gjatë kësaj vizite ata biseduan për Kosovën, teksa tha “të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri”.

“Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli – ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën.
Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri! “, shkroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.