/

Franca konfirmon vrasjen e 15 shtetasve të saj në Izrael

Numri i shtetasve francezë të vdekur pas sulmeve të Hamasit në Izrael është rritur në 15.

Kështu njoftoi të premten ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna për kanalin televiziv France 5.

“Më duhet t’ju them se një person i 15-të është konfirmuar i vdekur”, tha Colonna, duke rishikuar numrin që ajo njoftoi të premten në mëngjes.

“Numri po ndryshon për shkak të procesit të vazhdueshëm të identifikimit të viktimave në Izrael”, shtoi ajo, raporton cnn.

Gjithashtu është bërë e ditur se disa qytetarë francezë janë plagosur dhe po marrin trajtime mjekësore.

Ndryshe, Izraeli ka nis një kundërsulm ndaj militantëve të Hamasit pasi ky i fundit sulmoi papritur territore izraelite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.