Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bëre të ditur se përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës i kanë ftuar në Komisionin për të Drejta të Njeriut sot në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë Komision do të zhvillojnë një bisedë dhe të dëgjojnë nevojat e Policisë.
Musliu-Shoshi tha se do të shqyrtojnë kërkesat e 5623 policëve.
Ajo gjithashtu shtoi se mbetet të shihet nëse do të ketë mjaftueshëm korum për mbajtjen e mbledhjes.