Policia e Kosovës ka njoftuar që sot është duke kryer një aksion policor kërkimi në lidhje me sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit.
Te “Tre Rrokaqiejt” është gjetur një “sasi të madhe të armëve dhe mjeteve eksplozive”, ka konfirmuar për median serbe “KoSSeV”, zëdhënësi i policisë kosovare për rajonin e veriut, Veton Elshani,
“Gjatë kontrollit në njërin nga Tre Rrokaqiejt, janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë”.
“Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është në pritje”, tha ai.