Ukraina i shton “stresin” Italisë, fiton në Pragë dhe ngjitet në vendin e dytë

Ukraina thyen 2-0 Maqedoninë e Veriut dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të grupit C.

Dueli që u luajt në Pragë të Çekisë, u zhbllokua pas gjysmë ore lojë. Gjuajtja e Georgiy Sudakov u devijua nga mbrojtja maqedonase dhe përfundoi në rrjetë. Duke ndezur festën e tifozëve ukrainas.

Skuadra e Sergiy Rebrov, realizoi edhe golin e dytë në minutat shtesë të sfidës. Me anë të Oleksandr Karavaev. Përfundimisht 2-0 për Ukrainën, që do të luajë edhe dy takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.