Armando Broja ishte lojtari që të gjithë prisnin në grumbullimin e fundit të Shqipërisë, i konsideruar me të drejtë nga të gjithë si një lojtar që mund ta ndihmonte akoma dhe më tepër këtë grup për siguruar kualifikimin në europianin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi nga Malësia e Madhe pati një shqetësim në gju
Por ekzaminimet treguan se lëndimi nuk ishte serioz, diçka që konfirmohet dhe në këtë fundjavë, për shkak se futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore të Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.