Serbët brohoritën sërish “Kosova është Serbi”, marrin kundërpërgjigje të fortë nga hungarezët

Tifozët serbë po vazhdojnë të bëjnë skandale në stilin e tyre, duke përmendur edhe shtetin e Kosovës.

Serbia pësoi humbje sonte ndaj Hungarisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin 2:1. Hungarezët sonte e shndërruan stadiumin në “ferr” për serbët.

Atmosfera ishte në nivel si gjithmonë, teksa tifozët vendasë fishkëllyen futbollistët serbë kur u futën në fushë, por edhe himnin e këtij shteti para fillimit të ndeshjes.

Gjatë ndeshjes nuk munguan as kacafytjet mes lojtarëve, teksa kishte edhe hedhje të gjësendeve nga shkallët e stadiumit në drejtim të futbollistëve serbë.

Tifozët që kishin udhëtuar nga Serbia për ta parë nga afër këtë ndeshje, shfrytëzuan sërish ngjarjen sportive për të bërë thirrje skandaloze. Ata edhe sonte brohoritën “Kosova është Serbi”.

Mirëpo, hungarezët patën kundërpërgjigje edhe ndaj këtyre thirrje. Tifozët e Hungarisë u kundërpërgjigjen me fishkëllima, duke lënë të nënkuptohet që nuk pajtohen me thirrjet e serbëve.

Këto veprime të tifozëve hungarezë sigurisht se nuk i pëlqyen serbëve, sidomos mediave të atjeshme. Mediumi “Danas” ka publikuar video nga momenti i thirrjeve “Kosova është Serbi”, teksa veprimin e hungarezëve e cilësoi si të befasishëm.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.