Kurti: Kemi nevojë për siguri në Kosovë, të mos ketë episod të katërt të mësymjeve kriminale të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas përfundimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, ku ka kërkuar më shumë siguri për Kosovën, pas agresionit të Serbisë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Kam dënuar dhe kam kërkuar që të gjithë ta dënojnë sulmimin kriminal dhe terrorist aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë, që vrau rreshterin policor heroin e Kosovës Afrim Bunjaku dhe plagsoi dy të tjerë që paraqet cenim të integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror dhe sigurisë tonë nacionale kombëtare, po ashtu kemi nevojë për siguri në Kosovë, për më shumë siguri në Kosovë”, u shpreh Kurti.

“Më 29 maj sulmuan KFOR-in dhjetëra ushtarë të lënduar, me 14 qershor i rrëmbyen tre policë dhe tani e vranë një polic, është e rëndësishme që të mos ketë episod të katërt të këtyre mësymjeve kriminale të Serbisë, dhe duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.