/

Netanyahu: Bota duhet të bashkohet për ta mposhtur Hamasin ashtu siç i mundi ISIS-in dhe nazistët

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se shteti i Izraelit është i bashkuar në qëllimin e tij për fitore, ndërsa pranoi se do të ketë një hetim për dështimet e inteligjencës dhe sigurisë që e kishin lejuar Hamasin të kryente një sulm kaq shkatërrues më 7 tetor.

Ai i bëri thirrje botës të bashkohet dhe të luftojë Hamasin, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.

“Ka shumë pyetje rreth fatkeqësisë që na ndodhi 10 ditë më parë. Ne do ta shqyrtojmë çdo aspekt tërësisht”, tha ai.

“Kombi është i bashkuar drejt një qëllimi, fitores. Ne do të triumfojmë sepse ka të bëjë me vetë ekzistencën tonë në këtë rajon, i cili është i mbushur me forca të errëta. Hamasi është pjesë e boshtit të keq të Iranit dhe Hezbollahut. Ata synojnë ta zhytin Lindjen e Mesme në një humnerë kaosi”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit tha se tani po e kupton bota se me kë përballet Izraeli.

“Ata e kuptojnë se Hamasi përfaqëson një version të ri të nazizmit. Ashtu si bota u bashkua për t’i mposhtur nazistët dhe ISIS-in, ashtu duhet të bashkohet për ta mposhtur Hamasin”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.