Ronaldo “dopietë” ndaj Bosnjës, 40 gola këtë vit

Cristiano Ronaldo po vazhdon me superformë te Portugalia. Pasi shënoi dy gola ndaj Sllovakisë javën e kaluar, ka arritur të shënojë sërish dopietë për Portugalinë. Ylli luzitan në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Bosnjë-Hercegovinës ka shënuar dygolësh brenda 22 minutave.

Ronaldo shënoi që në minutën e pestë të takimit në Bosnje për ta hapur epërsinë, derisa me pas në të 22′ realizoi gol të bukur për epërsinë e dyfishtë prej 2:0 të Portugalisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Cristiano Ronaldo me këtë dygolësh tani ka të realizuara 40 gola këtë vit. 38-vjeçari kështu është golashënuesi më i mirë i këtij viti, deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.