Termokos fillon sezonin e ngrohjes, Osmani: Do të ketë furnizim stabil gjatë dimrit

“Termokos”, sot ka filluar sezonin e ngrohjes. Qytetarët në lagje të ndryshme të kryeqytetit, kanë thënë, se ngohja në banesat e tyre ka filluar qysh në mëngjesin e ditës së sotme.

Kryeshefi i Ndërmarrjes  “Termokos”  Fisnik Osmani tha, se ngrohja tashmë ka filluar  dhe se po ofrojnë shërbim për gjithë qytetin.

“Ka fillu dje dhe sot po ofrojmë shërbim në krejt qytetin, pra për të gjithë konsumatorët që i kemi aktiv. Ne edhe në bazë të ligjit qysh e kemi obligim, kemi filluar me datën 15 dhe po vazhdojmë tutje me ngohje”, tha ai.

Osmani ndër të tjera tha se janë bërë të gjitha përgatitjet, me qëllim të ketë një sezonë stabile sa i përket ngohjes.

“Në të gjitha përgatitjet i kemi bërë, që të kemi një sezonë stabile, më të mirë se vitin e kaluar. Të ofrojmë shërbim cilësor, të mjaftueshëm për të gjithë konsumatorët dhe nuk presim me pas ndonjë problem me furnizim. Kemi stabilitet pasi që kemi dhe marrëveshjen prej KEK-ut  për sasi të mjaftueshme të avullit dhe energjisë. Kështu që nuk presim të kemi ndonjë problem të theksuar”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.