Zyra e Macronit sqaron qëndrimin për çështjen e vizave ndaj Kosovës

Zyra e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën “mbetet e hapur”, në një deklaratë për shtyp të martën, pas deklarimit publik të presidentit Macron lidhur me pezullimin e procesit të vizave.

Presidenti Macron tha të martën në Tiranë se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, për shkak “të mosrespektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.

Nga Zyra e presidentit të Francës janë sqaruar lidhur me këtë çështje përmes një deklarate për mediat shqiptare.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, tha Zyra e Presidentit të Francës.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.