Dy të mitur, meshkuj kosovarë, janë arrestuar mbrëmë në Rahovec, pasi posedonin substancë të dyshuar narkotike.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit te të dyshuarit është gjetur një qese me marihuanë si dhe një grinder për bluarje të substancës.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.