Deklarata e Macronit për vizat, ish ministri shqiptar: Ngatërresa e qëllimshme në koordinim me Ramën

Deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron nuk është një ultimatum për qeverinë e Kosovës. Kështu është shprehur ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë, Avenir Peka.

Peka ka thënë se deklarata e Macronit ka qenë qëllimisht konfuze në bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama.

“Franca ka shpikur diplomacinë dhe protokollin diplomatik. Vetëm francezët nuk gabojnë në këtë pjesë. Macron ka ardhur në Tiranë për të thënë atë shprehje që është një lëmsh. Përkthimi është bërë qëllimisht gabim sepse Macron nuk ka dashur ta hedh tezën e ashpër të bllokimit të procesit të liberalizimit të vizave. Por si në sportin e volejbollit ia ka hedh topin Edi Ramës dhe ai e ka zhytur”, tha Peka.

Ai ka shtuar se e gjitha është bërë në koordinim midis Macron dhe Ramës. Sipas Pekës, Macron nuk ka ardhur në Tiranë për të bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën, por as për tu tërhequr nga kërcënimet e verës për bllokim.

Ai ka shtuar se Rama e njeh mirë frëngjishten dhe në një moment deklarata e Macorinit do të ishte sqaruar. Por ai e mori këtë situatë dhe vazhdoi me deklaratën e vetë që ndihet keq që po diskutohet pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.