Me fillim nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Në këtë mbledhje do të raportojnë përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave lidhur me regjistrimin e popullsisë.
Qeveria e Kosovës kishte vendosur më 23 gusht që ta shtyjë për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani do të nisë më 1 nëntor të këtij viti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e dhënë arsyetimin e këtij vendimi gjatë një seance të Qeverisë së Kosovës, tha se një sërë vonesash në proces e kanë bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19
DTV