Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pesështja e diplomatëve që pritet të vijnë në Kosovë dhe në Serbi këtë javë do të sjellin “disa nga planet e tyre dhe disa nga idetë e tyre”.
“Është e vërtetë apo jo, do ta shoh kur ta sjellin, sepse i urrej ato hamendje dhe histori prapaskenash që gjithmonë rezultojnë gjysmë të rreme. Kështu që do ta shoh, ta studioj se çfarë sjellin, pastaj do t’i informojmë qytetarët e Serbisë dhe më pas do të reagojmë”, iu tha ai gazetarëve që e shoqëronin në kryeqytetin kinez, raportojnë mediat serbe.
Ai foli edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili, siç thotë presidenti serb, sjellë dokumente për t’i nënshkruar, si ajo deklarata për paqe.
“Ai thjesht harron t’ua thotë secilit prej jush, ndaj edhe ju gazetarët bëni sikur jeni injorantë dhe të pakualifikuar dhe nuk e kuptoni se çfarë ofron në të vërtetë, sepse vetëm shtetet sovrane dhe të pavarura mund ta nënshkruajnë deklaratën. Pra, në momentin që do të firmosnit, do ta njihnit pavarësinë e Kosovës.”, tha Vuçiq.
Ai tha se ka ekspertë që e ndihmojnë “që kjo të mos ndodhë”.
DTV