Bashkatdhetarët nga Ferizaj do të financojnë ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj

U nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj.

Paraditen e sotme, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu bashkë me drejtorët komunal Kemajl Emini dhe Arbër Bytyqi, drejtorin e Handikos-it në Ferizaj, Enver Kosumi dhe koordinatorin nga mërgata, Bujar Neziri, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara, ku Komuna e Ferizajt ka kontribuar me ndarjen e parcelës, hartimin e planit specifik, infrastrukturën e nevojshme, gjersa financimi do të bëhet nga mërgata, përbërë nga 18 anëtarë të Këshillit Inicues, prirë nga bashkatdhetari Bujar Neziri.

Të rëndësisë së veçantë e vlerësuan këtë projekt si Nënkryetari Lulzim Aliu ashtu edhe koordinatori nga mërgata Bujar Neziri, gjersa i gëzuar me këtë nismë është edhe Enver Kosumi drejtor në Handikos në Ferizaj i cili tha se ky objekt do të shërbej jo vetëm për nevojat e organizatës që drejton, por do të jetë një strehë e hapësirë për të gjitha grupet shoqërore të fushës së aftësisë së kufizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.