Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për përmirësimin e kushteve për policët e Kosovës.
Quni: Qeveria të marrë në konsideratë nevojat urgjente për përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo polici
I njëjti shtoi se është keq nga Qeveria se si nuk merr pjesë në këtë seancë kur flitet për nevojat elementare të Policisë.
Quni: Sot kur ne flasim për nevojat elementare për pjesëtarë të PK-së, na mungon mazhoranca
“Me 24 shtator tërë spektri politik, ishte i unifikuar përballë një rreziku që vinte nga territori i Republikës së Serbisë. Të gjithë ishim mirënjohës ndaj PK-së si bartëse kryesore për menaxhimin e asaj situate. Është e ditur se kapacitetet e KP-së nuk janë ngritur vitin e fundit apo gjatë mandatit të qeverisë së fundit, janë investime që nga çlirimi i Kosovës, çdo qeveri ka investuar që PK një ditë kur të përballet me ndonjë rrezik në mënyrë sa më profesionale të menaxhojë situatat e tilla. Por, ja që ky unitet nuk po tregohet sot. Sot kur ne flasim për nevojat elementare për pjesëtarë të PK-së, ne këtu na mungojnë mazhoranca të cilët verbërisht ishin në përkrahje për PK-në, por sot nuk shprehin gatishmëri të dëgjojnë nga opozita sesi mund t’i përmbushim nevojat e PK-së”, shtoi Quni.