Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se akoma mungon drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale.
Ajo përmes një adresimi në Twitter ka thënë se ndëshkimi për kryesit e këtyre akteve gjatë Luftës në Kosovës nuk është realizuar.
“Ne kurrë nuk duhet të dorëzohemi në luftën tonë për drejtësi. Ne kurrë nuk duhet që të dorëzohemi në mbështetjen tonë për të mbijetuarit”, ka thënë ajo. /Dtv/