/

Bledi Mane reagon para nisjes së Big Brother VIP Kosova 2

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, është përzgjedhur si opinionist në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai do të jetë së bashku me spikeren e lajmeve, Anita Muçaj-Haradinaj.

I njëjti ka reaguar me një postim në rrjetet sociale para nisjes së spektaklit madhështor.

 

“Kosova më do, Kosova s’më do, më do, s’më do…”, nis postimi i Manes në profiling e tij në Instagram.

Ish-banori i Big Brother Vip Albania 2 tutje shtoi: “Nis rrugëtimin sot spektakli më i madh mbarëshqiptar Big Brother Vip Kosova me personazhe interesante jashtë dhe brenda shtëpisë. Anita Haradinaj dhe Bledi Mane, dy opinionistë, dy karaktere të ndryshme”.

 

Ky format ndërkohë pritet të nisë sonte (e premte) me fillim nga ora 21:00, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Konkurrentët e këtij edicioni garojnë po ashtu për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.