/

Edhe LDK e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. 

Kështu ka njoftuar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, transmeton DTV.

“Sot, me një përgjegjësi të theksuar ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë, Grupi Parlamentar i LDK-së kemi depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore. Drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë”, ka pohuar ai në një postim në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se “ne duhet të ruajmë integritetin e Kushtetutës dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe transparente”.

Ndryshe, sot gjatë ditës edhe PDK ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.