Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ishte i ftuar pasditen e sotme në një program televiziv ku foli për konfliktet e fundit në veri të Kosovës. Goxhaj u shpreh se 24 shtatori ishte një akt terrorizmi nga ana e Serbisë. Por kjo situatë u menaxhua me profesionalizëm nga policia e Kosovës, e cila nuk ra në kurthin e serbëve.
Nga ana tjetër Shqipëria duhet të reagonte fuqishëm kundër këtyre sulmeve. Sipas Goxhajt politika ishte e përçarë duke mos mundur dot të dilnin me një rezolutë të përbashkët. Shqipëria është në instanca në të cilat Kosova nuk është pjesë. Dhe prandaj zëri i saj duhet të ishte në mbështetje të Kosovës.
Ndërsa për deklaratën e Macron për vizat e kosovarëve, Goxhaj u shpreh se ishte një deklaratë personale. Macron nuk mundet dot të bllokojë procesin pasi vendimi është marrë në Këshillin e Evropës.
Dritan Goxhaj: 24 shtatori akt terrorizmi i Serbisë ndaj Kosovës, nuk kanë hequr dorë nga to. Polica e Kosovës nuk ra në kurthin që kishin ngritur serbët. Ndërkombëtarët kanë qenë të paqartë. Sqarimi duhet të ishin nga faktorët që u prekën nga këto ngjarje,. Së pari nga Kosova, së dyti nga Shqipëria. Ne duhet të reagonim, fuqishëm. Ne ndodhemi në instanca që nuk është prezente Kosova. I takonte Shqipërisë të bashkërendonte me Kosovën.