Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, konkretisht sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda, ka arrestuar 3 persona nën dyshimin për fajde.
Me urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.
Burime brenda policisë, thonë se të dyshuarit ishin në arrati. J.K., M.K dhe N.N.
Njëri nga Prishtina, tjetri Vushtrria dhe i treti nga Podujeva.
Pesë (5) vetura,
Tre (3) telefona celular,
Një (1) llap top,
Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.
DTV