Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi nuk kanë votuar rendin e ditës.
Në këtë mbledhje pritej të shqyrtohet në parim i Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
E pranishme është edhe ministrja, Artane Rizvanolli. Ndërkohë që deputetët e shumicës parlamentare po presin për kuorum dhe nisjen e kësaj mbledhje.
DTV