Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një takim të radhës në Bruksel, në të cilin do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se ky takim do të ndodhë brenda dy-tre ditësh, por që ka shtuar se nuk mund të flasë për agjendën.
“Agjenda është në vijë me atë që kemi diskutuar me ‘pesëshen e madhe’, por nuk mund të flasë për atë”, ka thënë Vuçiq.
“Detyra jonë është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe nga kapitullimi i shtetit dhe interesave kombëtare. Unë besoj se do të kemi sukses”.
DTV