Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka hedhur poshtë komentet e bëra nga shefi i OKB-së Antonio Guterres, sipas së cilave ngjarjet e 7 tetorit nuk ndodhën në një “vakum”.
“Natyrisht që ne nuk pajtohemi me atë karakterizim të paraqitur”, tha një zëdhënës i Sunak.
“Ne e kemi të qartë se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmin barbar terrorist të Hamasit, i cili u nxit nga urrejtja dhe ideologjia”, raporton BBC.
Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se ka besim te Guterres në dritën e komenteve të tij.