Hiqet paraburgimi me automatizëm, reagon deputetja Kica- Xhelili

Deputetja Doarsa Kica- Xhelili ka reaguar pas vendimit për heqje të paraburgimit me automatizëm. Kica-Xhelili ka thënë se  një gjë të tillë e kishte kundershtuar kohë më parë, pais që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Postimi i plotë i Kica-Xhelilit:

A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut?

Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik🙂. Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë.

E paskan shkruar në arsyetim: është hequr sepse është vlerësuar i panevojshëm.

I panevojshëm!!!

Gjithë ajo gjuhë e ulët, joprofesionale (thënë më së buti), për diçka që sot e quajnë “të panevojshme”.

Arsyetimi qesharak? PO.

Ofendimet e atëhershme banale? PO.

Prandaj HESHTJA nuk duhet të jetë KURRË opsion karshi popullizmit e mosdijes. Në fund, secili mbetet peng i fjalëve të veta.

Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike.

Doarsa R. Kica

Leave a Reply

Your email address will not be published.