Meloni pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: U kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve, të shohim si do të shkojë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për media lidhur me takimin që kanë pasur sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Meloni ka thënë se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut dhe se sot iu kanë kërkuar edhe Kurtit dhe Vuçiqit që të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara të gjatë muajve të kaluar.

Kryeministrja italiane ka thënë se pret të shoh se si do të shkojnë gjërat sot gjatë ditës duke thënë se shpreson që do të bëhen disa hapa përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.