Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Artin dhe Kulturën. Ky projektligj është miratuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se korniza aktuale ligjore është burokratike dhe ngulfatëse për lirinë kreative dhe artistike.
“Si projektligj që trajton skenën kulturore më të përgjithshme, politika e re kulturore me të cilën është hartuar ky projektligj ofron zgjidhje për probleme shumë-vjeçare si për institucionet publike të kulturës po ashtu edhe për ato të skenës së pavarur. Korniza ligjore momentale është e komplikuar, është tejet burokratike dhe shpesh edhe ngulfatëse për lirinë kreative dhe artistike”, tha ai.
Ai shtoi se me ligjin e ri do të krijohet një politikë e re kulturore, me vizion të qartë zhvillimor.
Me 63 vota për është miratuar edhe Ligji Sistemi Qendror i Evidencës Penale të Kosovës.
DTV