Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër deputetët e Vetëvendosjes, të cilët nuk qëndruan në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për koeficientin për paga.
Musliu-Shoshi ka thënë se pushtetit po “tutet prej vetes” dhe se po ikini nga përgjegjësitë që kanë si shumicë parlamentare.
“Ikni sa më shumë nga përgjegjësitë që keni si mazhorancë në këtë kuvend, jeni thjeshtë kukulla të pushtetit, pa asnjë vlerë!” – ka shkruar ajo ndër të tjera, duke ia bashkëngjitur edhe një video nga largimi i deputetëve të VV-së.
Statusi i plotë i Musliu-Shoshit:
Pushteti po tutet prej vetes!
Ikni sa më shumë nga përgjegjësitë që keni si mazhorancë në këtë kuvend, jeni thjeshtë kukulla të pushtetit, pa asnjë vlerë!
Albinit do t’i kërkohet llogari nga këta qytetarë për aventurat në të cilat i ka futë e për ëndrrat e rrejshme në të cilat i ka shti me besu!