Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ditën e enjte në Bruksel e ka vendosur Kosovën në pozicionin e duhur.
“Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur. BE duhet t’i heq sanksionet. Qeveria ka marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes, prandaj duhet BE t’i heqë sanksionet. Besoj presidenti frances ndjehet mirë, Kosova e ka mbajtur fjalën. Lus BE-në të rikthen liberalizimin”, theksoi ai.
Haradinaj shtoi tutje se interesi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.