Kurti në konferencë për media: Kërkuam nënshkrimin e marrëveshjes bazike dhe asaj të Ohrit

Kryeministri i vendit sot në një konferencë për media, edhe një herë përsëriti atë se çka ka thënë dje Qeveria në komunikatën e sajë pas përfundimit të takimeve që shefi i Qeverisë Albin Kurti kishte në Bruksel me shefat e vendeve europiane si dhe ata të Bashkimit Europian.

Ai ripërsëriti se dje ka kërkuar nënshkrimin e marrëveshjeve që janë arritur në pranverën e këtij viti në Bruksel e Ohër.

“Kërkuam zbatimin e marrëveshjes bazike të 27 shkurtit, atë të 18 marsit te Ohrit në përputhje me nenin 7 të sajë, pranimi është nënshkrim, dhe nënshkrimi është pranim i sajë”, tha kryeministri.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.