Scholz: Kurti ka premtuar se do ta bëjë Asociacionin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të premten në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, se Kosova tashmë ka premtuar se do të realizojë Asociacionin.

“Ne kemi bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, nuk mendoj aspak si ju”, iu përgjigj politikani socialdemokrat pyetjes së gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili i kishte quajtur të dështuara bisedimet e djeshme mes “Kurtit dhe Vuçiqit.

“Po ta vlerësoni politikisht, edhe ju do të jeni në një mendje mua”, shtoi kancelari gjerman.

“Ne kemi marrë nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiqi, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, tha kancelari gjerman.

Në konkluzionet përfundimtare të samitit dyditor të BE-së megjithatë nuk janë hequr sanksionet kundër Kosovës dhe as nuk janë vënë sanksione të reja kundër Serbisë, siç ishte kërkuar më parë sidomos nga pala kosovare.

Scholz tha se tani do të shohin se sa do të realizohen këto premtime: “Ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen”, tha Scholz dhe shtoi  “që të dy vendet duan të hyjnë në BE”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin takuar të enjten me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, një përpjekje kjo e re perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.