Fiton Beshiktashi, shkëlqen Rashica

Skuadra e Beshiktashit ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Gaziantepit në kuadër të xhiros së 10-të të elitës së futbollit turk.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili luan për Beshiktashin ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushën e gjelbër.

Golat në këtë takim u shënuan nga Usan (63’) dhe Tosun (75’).

Pikërisht në golin e dytë asistoi Rashica, i cili u vlerësua me notën 8, ndër më të mëdhatë.

Ai luajti 90-të minuta.

Beshiktashi pas kësaj fitoreje ndodhet në pozitën e katërt me 19 pikë kurse Gaziantepi zë vendin e 19-të me nëntë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.