/

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Anëtarët e Hamasit ose do të vdesin ose do të dorëzohen

Hamasi ka “dy opsione” sipas asaj që tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad në një fjalim televiziv.

Sipas ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Hamasi ose do të “vdes duke luftuar ose do të dorëzohet pa kushte”. “Nuk ka asnjë opsion të tretë,” shtoi Yoav Galland.

“Ne do t’u afrohemi atyre, do të arrijmë misionin tonë dhe do të sigurojmë që organizata të mos ekzistojë më atje,” shtoi ai. “Ne do të kemi sukses në operacionin tonë tokësor duke siguruar kthimin e robërve tanë dhe duke çmontuar aftësitë e Hamasit, ” shtoi ai. /Abc news

Leave a Reply

Your email address will not be published.