Behrami e quan “spektakël” bastisjen në shtëpinë e tij

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, në shtëpinë e të cilit hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje sot, tha se aksioni ishte “politik”.

Ai tha para gazetarëve se me këto veprime, Specialja po përpiqet “t’i mbulojë dështimet”.

“Edhe aksioni i sotëm është aksion politik. Ka qëllim politik dhe ka vetëm një qëllim të vetëm: t’i mbulojë dështimet e njëpasnjëshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë”, tha ai.

Behrami e quajti “spektakël” bastisjen në shtëpinë e tij, ndërsa tha se Gjykata Speciale po tenton “ta zhvendos vëmendjen nga Haga në Kosovë”.

“Është duke investuar më shumë në propagandë sesa në drejtësi, për çka është krijuar kjo gjykatë”, tha ai.

Me urdhër të Speciales, dje pati bastisje edhe në shtëpitë e ish-këshilltarit të Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.