Tre shqiptarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të hënën në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë.
Kjo u konfirmua edhe nga ana e policisë, shkruajnë mediat gjermane.
Raportohet se deri tek ngjarja tragjike erdhi nga shembja e skelës në një bosht ashensori.
Sipas një zëdhënësi, të dhënat personale të dy viktimave dhe njërit prej të plagosurve rëndë janë siguruar.
Ndërkaq, detajet për personat e tjerë janë ende në pritje.
Policia bën të ditur se viktimat nuk janë të nacionalitetit bullgar.
Ata kundërshtuan informacionet të Autoritetit të Zhvillimit Urban (Stadtentwicklungsbehörde), se viktimat ishin nga Bullgaria.