Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati, ka thënë se pas votimit në qeveri të projektligjit për ndarjet buxhetore, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
“Nga 105 të bëhet në 110, kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro burto, apo të ketë edhe rritje të theksuar, krahasuar me rritjet paraprake”, tha Murati.
Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe te kategoria e shpenzimeve kapitale, e cila vlerë është 860 milionë euro.
“Sa i përket kategorive të tjera të shpenzimeve, tek kapitalet edhe aty ka një rritje, vlera është 860 milionë euro tek investimet kapitale, ndërsa tek pjesët tjera kryesisht është mirëmbajtur në nivele të përafërta, apo një rritje të lehtë tek kategoria mallra dhe shërbime dhe një tkurrje të lehtë tek subvencionet dhe transferet”, tha ai.