Tri infermieret e dyshuara se keqtrajtuan një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, në Pejë, do të dalin sot para Gjykatën Themelore në Pejë.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e kësaj gjykate Tringa Zhuti .
“Seanca fillestare është caktuar të mbahet sot në ora 10:00”, tha Zhuti.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për këtë rast.
Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.
DTV