Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e konsideron si trishtuese dhe dëshpëruese protestën e sotme të pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues, që është njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, e njohur si FIT.
Abdixhiku në një postim në Facebook ka shkruar se njësia më elitare e shtetit po poshtërohen nga Qeveria aktuale.
“Trishtim.
Kosova meriton më mirë.
Kosova mundet më shumë”, shkruan Abdixhiku në postimin e tij.
Ndryshe, Njësiti FIT po shpreh pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar njëherësh kanë kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.