Shifra të jashtëzakonshme/ Policia e Ferizajt gjobiti mbi 6300 shoferë gjatë tetorit

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6335 gjoba kundërvajtëse vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti.

127 shoferëve u është marrë patentë shoferi.

Nga gjobt e shqiptuara për kundërvajtje, ka të tilla për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, mospërdorim të rripit të sigurimit, xhama të errët, tejkalime në vijë të plotë, e kështu me radhë.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë: 2166 gjoba

– Mospërdorimi i rripit të sigurisë: 771 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes: 443 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 394 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 286 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 228 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë: 52 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit: 10 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer: 8 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim: 5 gjoba

– Të tjera: 1972

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë” thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.