Trepça njofton se disa nga minatorët kanë ndërprerë grevën

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se se minatorët në Artanë dhe Kishnicë kanë ndërprerë grevën e nisur qe disa ditë.

Kjo ndërmarrje e ka quajtur këtë vendim të duhur dhe shumë të drejtë.

“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës. Me FAT!“, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Minatorët kanë hyrë sot në ditën e nëntë të grevës. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

Menaxhmenti i Minierës së Trepçës ka marrë vendim që t’ua ndalojë mëditjet e rregullta dhe pagesën për shujtë të gjithë minatorëve që janë në grevë, pasi më herët pezulloi kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës dhe katër anëtarë të saj. Pagesat e ndaluara do të llogariten nga data e fillimit të grevës, më 24 tetor.

Menaxhmeti i Trepçës ka suspenduar nga puna Kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin Destan Kerleshi, dy anëtarët e kryesisë, Gani Osmani dhe Fevzi Ademi dhe një minator – Esat Meha, me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.