Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz ka njoftuar se me ftesë të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka udhëtuar për në Berlin në Konferencën Ministrore Evropiane.
Gërvalla ka thënë se do të diskutojë për rritjen e forcimit të Unionit, me një fokus të veçantë për të nënvizuar përkushtimin e fuqishëm të Kosovës për rrugën Euro-Atlantike.
“Në Berlin për Konferencën Ministrore Evropiane, e ftuar nga Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Angazhim në diskutime për një Union më të madh dhe më të fortë, me fokus të veçantë në theksimin e përkushtimit të fuqishëm të Kosovës në rrugën euroatlantike”, ka shkruar Gërvalla.