Ish-kryediplomatja greke gojë hapur me Prishtinën, i thotë Kurtit se qyteti është krejt ndryshe nga 2003-ta

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, ish-kryediplomaten greke, Dora Bakoyannis, e cila është rikthyer në Prishtinë pas disa vitesh si raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan DTV.

Bakoyannis në fillim të takimit me Kurtin, shprehet e fascinuar me ndryshimin që ka pësuar Prishtina, duke thënë e qyteti është plotësisht ndryshe që prej vizitave që ka pasur në vitin 2003 dhe 2009.

“I thash edhe zv.ministrit, isha shumë kohë më parë në vitin 2003 dhe 2009, shoh një qytet tjetër, një ndryshim komplet. Është madhështore”, ka thënë Bakoyannis.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.