Konfiskohen 11 automjete që transportonin ilegalisht drunj në Ferizaj

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt sot rreth orës 09:00 ka ndërmarrë një aksion dhe ka ndaluar 11 automjete për transportonte ilegal të drunjëve.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës përmes rrjetit social në Facebook bëhet e ditur se janë konfiskuar 11 automjetet për dokumentacion të parregullt si dhe edhe sasia e drunjëve.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar 11 automjetet për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët a Agjencionit të Pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personave për transport ilegal, ndërsa janë konfiskuar edhe sasia e drunjtëve”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.