Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në Samiti e Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, nën sloganin:”Unitet në diversitet”, që po mbahet në Prishtinë, u zotua në emër të qeverisë për t’u përballur me diskriminimin racor për të mposhtur racizmin e për ta luftuar pabarazinë.
“Që nga fillimi i qeverisjes sonë kemi vendosur prioritetin dhe vizionin tonë për drejtësi për të gjithë pa dallim”, deklaroi kryeministri Kurti, teksa shtoi se për ta realizuar këtë vizion duhet të përballemi me padrejtësitë, të cilat ekzistojnë e posaçërisht me diskriminimin.
Ai ka folur, mes tjerash, edhe për të drejtat e komuniteteve romë e ashaklinj, për të cilët tha se më 2022 është miratuar një strategji e parë, ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponente në vetvete.
“Për të ruajtur bashkësinë, ne duhet ta luftojmë diskriminimin e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet ta bëjmë aty ku më së shumti është i pranishëm”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
DTV